
Mësuesi i matematikës në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kodër-Kashar në Tiranë, u vu në pranga mbrëmjen e së martës, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme në mënyrë të përsëritur me një nxënëse 14-vjeçare.
64-vjeçari Hasan Martani ka mohuar akuzën, ndërkohë që ngacmimi dyshohet ka ndodhur në ambientet e shkollës dhe më tej ka vijuar në rrjetet sociale.
Rajmonda Halilaj, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Lleshi”, tha: “Nuk dua të jap një prononcim për të ruajtur imazhin e nxënëses. Janë organet kompetente ato që do e zbardhin këtë ngjarje. Unë di që ka ndodhur vetëm në Facebook”.
E ëma e vajzës thotë se ka dorëzuar provat në polici, ndërkohë që vajza e mitur rezulton nxënëse ekselente e shkollës në periferi të kryeqytetit: “Sigurisht që mësuesi është pezulluar, por ai duhet dënuar”.
Mësuesi i matematikës mësohet se ishte edhe kujdestar i klasës ku bën pjesë vajza 14-vjeçare.
Top Channel