
Një shkrim në “Facebook” kundër ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romava Vlahutin i ka kushtoi qëndrimin për disa orë në komisariat “blogerit” Kastriot Myftaraj.
Fillimisht policia me anë të një deklarate zyrtare njoftoi se 51-vjeçari është arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë për shkak të një shkrimi konspirativ mbi karrierën e ambasadores Vlahutin dhe rolin e saj në Shqipëri, shkrim ku po sipas policisë ai bën edhe thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.
“Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”, shkroi Myftaraj.
Por vetëm pak orë pas njoftimit të policisë për arrestimin e Prokurorisë, ka qenë organi i akuzës që ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij pasi nuk ka vepër penale.
Kastriot Myftaraj është një gazetar i njohur për teoritë e tij konspirative dhe është i vetmi publicist ndaj të cilit ka një vendim gjykate për nxitje të dhunës fetare. Ai pritet të dalë para gjykatës brenda 48 orëve për t’iu caktuar masa e sigurisë.
Top Channel