Korçë, sekuestrohen 19 kg kanabis

10/05/2017 00:00

Policia e Korçës ka sekuestruar 19 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Lënda narkotike u gjet në afërsi të shtëpive të Elidon Zeqos, 24 vjeç dhe Alban Manes, 36 vjeç në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të shtëpive iu gjetën 16.7 kg Manes dhe 2.2 kg kanabis Zeqos. Ndaj tyre rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Top Channel