Balla: Kavajën, për 18 qershorin

10/05/2017 00:00

Kavaja u sakrifikua për 18 qershorin. Në një bashkëbisedim me qytetarë në Elbasan, Taulant Balla tha se me anulimin e procesit në Kavajë u mbrojtën zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ma merr mendja që jeni disi të mërzitur për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë sepse PD në Kavajë donte të bënte një skenar për të dhunuar institucionet. Por, për ne e rëndësishme është të mbrojmë 18 Qershorin dhe vendosëm t’i shtyjmë zgjedhjet në Kavajë për të mbrojtur 18 Qershorin. Dhe është qesharake se si një parti politike gëzohej se nuk ishin zhvilluar zgjedhjet lokale tek një bashki tek e cila kishin 2 vjet që kërkonin të ikë kryetari i bashkisë. Dhe tani që Kryeministri e shkarkoi kryetarin e bashkisë nuk shkojnë në zgjedhje për të prezantuar alternativën e tyre.Por PD, partia e cila erdhi në pushtet para 26 vitesh për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, nuk ka një kandidat dhe një alternativë të denjë për Kavajën”, tha Balla.

Top Channel