Steinmeier uron Metën për zgjedhjen President

09/05/2017 00:00

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, uroi Ilir Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit.

Përmes një telegrami, Steinmeier, pasi e përgëzon për detyrën e re, shpreh besimin se me miratimin konsensual të reformës në drejtësi Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

“Zbatimi me vendosmëri i 5 prioriteteve kyçe, detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju”, shkruan ndër të tjera Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në mesazhin e urimit dërguar Ilir Metës.

Top Channel