Tiranë, plagoset në kokë me pistoletë 28-vjeçari

08/05/2017 00:00

Një person ka mbetur i plagosur në kokë me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne, në Tiranë.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se rreth orës 15:30, shtetasi me inicialet F.Ll është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, me të marrë informacionin janë vënë në lëvizje agjentët e seksionit për Krimet ndaj Jetës, të cilët pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vishnjes, në një lokal.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, 28 vjeç, është vetëplagosur me pistoletë, armë e cila është sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Sidoqoftë, grupi hetimor po punon për të hedhur më shumë dritë mbi sa ka ndodhur. Aktualisht personi i lënduar ndodhet nën kujdesin e mjekëve të QSUT-së, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel