
Kampionati i dronëve rikthehet brenda kufijve britanikë. Ky sport i veçantë, që po aplikohet prej disa vitesh në SHBA, e ka fituar këtë status edhe në Angli, me garën e zhvilluar fundjavën e kaluar.
Në këtë garë ishin të pranishme 15 skuadra, me nga 4 pilotë secila, me këta të fundit që duhej të drejtonin dronët në një itinerar të përcaktuar mirë, ku përfshiheshin edhe kthesa të vështira për t’u marrë.
Këto skuadra kishin në përbërje edhe inxhinierët e tyre për të riparuar dronët, në raste aksidentesh.
Pjesëmarrësit ishin të pajisur me kontrollorët “FPV” në sy, që u lejonin atyre të shihnin vendin ku fluturonin pajisjet e telekomanduara. Gjithçka ndodhi me një shpejtësi të lartë prej rreth 60 miljesh në orë, gjë që kërkonte aftësi të mëdha manovrimi gjatë garës.
Në fund të shfaqjes, fitorja i shkoi skuadrës “Team NoobFTW” me kapiten Gary Evans, që grumbulloi 40 pikë në përfundim të 5 raundeve.
Top Channel