Gjosha: Integrimi kërkon politikanë të përgjegjshëm

08/05/2017 00:00

Hapja e dyerve drejt Bashkimit Europian kërkon politikanë të përgjegjshëm, dialog, konstruktivitet dhe kurrë nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje.

Ishin këto mesazhet që përcolli ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha me rastin e aktiviteteve për Ditën e Europës të organizuara në Elbasan.

Me simbolikën e dyrve gjysmë të hapura, Gjosha tha se nuk është BE që nuk i hap dyert për Shqipërinë, por janë shqiptarët ata që duhet t’i hapin ato.

Ministrja e Integrimit theksoi se janë pikërisht të rinjtë ata që do të anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

Top Channel