200 të mitur në shërbim prove

08/05/2017 00:00

Aktualisht, në të gjithë vendin rezultojnë të dënuar nga gjykatat nën shërbim prove 200 të mitur, shumica e tyre për vjedhje dhe për gjobëvënie.

Përpjekjet për t’i rehabilituar këta fëmijë në mënyrë që të kenë një të ardhme jashtë krimit e kanë shtyrë ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili të “zhveshë” kostumin e politikanit dhe të flasë si prind.

Duke folur para të miturve të dënuar dhe specialistëve që i mbikqyrin, Vasili i bëri apel shoqërisë që të ofrojë modele pozitive.

“Ndjeshmëria ime është e lartë në këtë pjesë, e përjetoj këtë aktivitet si asnjë tjetër. Këtu jam vërtet si një burrë i cili drejton këtu, por jam i lumtur që mjaft fëmijë ecin në një rrugë të shkëlqyer sepse vërtet ata bëjnë një gabim, por ama arsyet janë të ndryshme, të një shoqërie që nuk funksionon, të një varfërie dhe një familjeje të trazuar”, tha Vasili.

Ndërsa Ilir Qafa, drejtori i shërbimit të provës, deklaroi: “Për fat të keq, nuk merren në konsideratë statistikat për të ndryshuar realitetin, për të hartuar politika për këta të mitur”.

Top Channel