Lezhë, digjet një automjet i parkuar përpara Prefekturës

07/05/2017 00:00

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa ishte i parkuar përpara Prefekturës së Lezhës.

Shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit tip Benz ende nuk dihen, por mësohet se ai është në pronësi të shtetases K. Marku, 36 vjeç, bashkëshorte e ish-kreut të Komunës Kolsh, Andi Marku.

Një grup policor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, edhe pse ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Nga djegia e automjetit janë shënuar vetëm dëme materiale.

Top Channel