“KQZ po cënon rëndë procesin zgjedhor”

07/05/2017 00:00

Me anë të një deklarate për mediat, zv/kryetari i KQZ-së Hysen Osmanaj dhe dy anëtarët Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, bënë me dije se në mbledhjen e së dielës së KQZ-së për miratimin e listave shumemërore, “konstatuan se për disa subjekte zgjedhore kishte parregullsi/mospërputhje mes nënshkrimeve mbështetëse në lista dhe atyre të vendosura në kopjet e kartave të identitetit”.

“Ne kërkuam verfikimin e këtij dokumentacioni. Kërkesa ishte në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor dhe eshte detyrim i KQZ për të verifikuar nënshkrimet mbështetëse të zgjedhësve për kandidatët dhe për të përjashtuar nënshkrimet e parregullta, sikurse e percakton neni 71 i Kodit Zgjedhor. Kryetari i KQZ refuzoi të kryejë këtë procedurë dhe e rrëzoi këkesën tonë përmes një votimi të pambështetur në ligj. Vendimmarrja e kryetarit të KQZ për të penguar ligjshmërinë dhe trasparencën e dokumentacionit të kandidatëve për deputet dhe për të na penguar të ushtrojmë detyrën është një sjellje e përsëritur në dëm të misionit dhe detyrave të KQZ dhe në favor të interesave të subjekteve të caktuara zgjedhore”, lexohet në deklaratë.

“Fatkeqësisht, kjo vendimarrje e re abuzive, është ne vazhdën e vendimarrjeve të paligjshme të KQZ, si për shembull regjistrimi i listave të kandidateve të subjekteve zgjedhore tej afatit ligjor. Ne si anëtarë të KQZ-se, shprehim shqetësimin se kjo sjellje e KQZ-se po cënon rëndë procesin zgjedhor dhe po inkurajon dhe hap rrugën manipulimeve zgjedhore”, shton deklarata.

Top Channel