Vlahutin: Shqiptarët nuk janë vetëm

06/05/2017 00:00

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, për herë të parë komentoi situatën politike në vend, pas anulimit të zgjedhjeve në Kavajë.

“Jam absolutisht e sigurt se do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare, që të gjenden mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si BE bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë. Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lëhtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë”, deklaroi Vlahutin.

Këto deklarata ajo i bëri nga Gjirokastra, ku ndodhet në kuadër të Ditës së Europës në shenjë mbështetjeje për trashëgiminë kulturore dhe sfidat me të cilat ky qytet po përballet krahas nevojës për zhvillimin e turizmit.

Top Channel