Sekuestrohen 77 kg kanabis sativa, katër të arrestuar në Vlorë

06/05/2017 00:00

Katër persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, si dhe është sekuestruar sasia prej 77 kg kanabis sativa. Operacioni “Return” është organizuar në fshatin Fitore të Novoselës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Sajmir Bitaj, 39 vjecc, u gjetën 6 thasë me lëndë narkotike me peshën totale prej 77 kg. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të përfshirë janë dhe Dorjan Bitaj, 33 vjecc, Marildo Krekaj 27 vjecc dhe Xhuljano Shakaj, 22 vjecc.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në shtëpinë e Sajmir Bitajt, me qëllim shitjen e saj në treg.

Top Channel