Fier, sekuestrohen 78 kg kanabis. Arrestohet 30-vjeçari

06/05/2017 00:00

Policia e Fierit ka sekuestruar një sasi prej 78 kg kanabis në dalje të qytetit të Roskovecit.

Në sajë të operacionit të koduar “Marinzë” është vënë në pranga Fabian Tomori, 30 vjeç.

Pas informacioneve të mara, rreth orës 4.00 të mëngjesit të së shtunës, policia ka ndaluar furgonin me AF 670 RB. Në pjesën e pasme të tij u gjetën 73 pako të mbështjella me natriban me peshën totale prej 78 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte e presuar në pako, dhe e mbështjellë posaçërisht për tu trafikuar më pas jashtë vendit, me destinacion Italinë.

Ndërkaq, pas verifikimit të automjetit furgon të markës Fiat, rezultoi se është i trafikuar në Shqipëri. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Top Channel