Balla: Zgjedhjet më 18 qershor

06/05/2017 00:00

Pavarësisht tërheqjes nga zgjedhjet e Kavajës, Partia Socialiste thotë se nuk ka tërhiqje nga 18 qershori, e për këtë arsye vijon fushatën e saj.

Në Kukës ishte Mimi Kodheli, ku prezantoi kandidatët e këtij qarku. Në Elbasan Taulant Balla, i cili po ashtu vijon takimet në të gjitha zonat e këtij qarku.

Për nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor.

“Nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të krijuar të gjitha mundësitë, përmes një mekanizmi të paimagjinueshëm monitorimi nga ana e opozitës të procesit zgjedhor, por është për të ardhur keq që PD ngulmon në një gabim të vetin për të mos marrë pjesë në zgjedhje, sepse zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor”, deklaroi deputeti socialist.

Sipas Ballës, këto do të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjherë në Shqipëri, duke përfshirë edhe fushatën, e cila do të konsistojë në prezantimin e alternativave.

Edhe pse nuk pranoi të komentojë situatën e krijuar në Kavajë, Balla nuk mendon që do të ketë trazira para, apo pas 18 qershorit.

Top Channel