Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, Berisha: Fitore!

05/05/2017 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një fitore të opozitës shtyrjen e datës së zgjedhjeve të Kavajës nga kryeministri Rama.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha është shprehur se kjo tërheqje e kreut të qeverisë është rezultat i përpjekjeve të çadrës së protestës.

“Fitoi Kavaja! Fitoi Shqipëria! Kavaja mposhti Noriegën, që për karrigen e tij mbi drogën dhe krimin do të asgjësojë votën e lirë dhe pluralizmin politik. Rroftë Kavaja! Rroftë Shqipëria! Rroftë Çadra e Lirisë dhe revolucioni demokratik! Fitore!”, ka thënë Berisha.

Top Channel