Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë disa masa parandaluese, puna ka nisur që në muajin mars Rreth 120 hektarë tokë bujqësore në njësinë administrative Bicaj të Kukësit, këtë verë rrezikohen nga thatësira. Kanali kryesor vaditës i fshatit Bushat, me një gjatësi rreth 5 km është jashtë funsionit.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, kanali në disa pjesë është i bllokuar, ndërkohë që për shkak edhe të amortizimit ka çarje të bazamentit.
Ndonëse nga Bordi i Kullimit Kukës, gjatë vitit të kaluar është bërë një investim në këtë sistem vaditës, kryetari i fshatit Kadri Gjana thotë se në këtë kanal që vadit tokat e katër fshatrave duhet rikonstruksion i plotë.
“Pse kjo thatësirë për Bushatin? Sepse nuk kemi gjë në terezi që të futet uji në kanal. Shpresojmë që Bashkia dhe Bordi i Kullimit të na ndihmojnë që të fusim ujin këtë vit në kanalin e Bushatit”, ka deklaruar Gjana.
Sipas një projekti të hartuar nga Bordi i Kullimit, për rikonstruksionin e këtij kanali nevojiten 15 milonë lekë të reja.
Top Channel