Rama e Meta, batuta para veteranëve

05/05/2017 12:25

“Kam privilegjin që t’i jap fjalën Presidentit të zgjedhur, i cili, për hir të së vërtetës, falë talentit të tij politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësues i joni, por edhe i palës tjetër, gjë që pala tjetër nuk e pohon, por nuk e mohon. Por, jam i bindur që me kohë, do të fillojë ta pohojë”, tha Rama.

“E falenderoj ish-bashkëkryetarin e aleancës, pasi unë nuk jam më, ndërsa ai vazhdon të jetë”, u përgjigj Meta.

Batuat u shkëmbyen gjatë një pritjeje që koalicioni qeverisës zhvilloi me veteranët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nënvizoi që gjatë këtyre 4 viteve janë pastruar listat e personave që përfitonin me pa të drejtë pension si dëshmorë.

“Ta çojmë këtë shpërblim aty ku duhet dhe kështu mund të kemi mundësi ta rrisim. Do të kishim dashur ta rrisnim shumë më tepër, ashtu siç do të kishim dashur të rrisnim edhe pensionet në përgjithësi, por ju siguroj se kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe jam i bindur se do të kemi mundësi të bëjmë më shumë duke vazhduar reformat e duke rritur të ardhurat”, tha Rama.

Top Channel