Pije freskuese pa licencë, arrestohet 34-vjeçari

05/05/2017 08:45

Policia e Tiranës arrestoi një person dhe shpalli në kërkim një tjetër për prodhimin e pijeve freskuese të falsifikuara. 

Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, u prangos gjatë operacionit “Dajti”, ndërsa në gjendje të lirw po ndiqet një 36-vjeçare nga Tirana. Në kërkim u shpall teknologu i firmës që prodhonte pije freskuese pa licencë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, policia ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm. Punishtja ishte e fshehur në ambientet e një magazine, ku u sekuestruan 3 048 pije freskuese të ambalazhuara, të gatshme për tregtim, 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve, 1 presë për stampimin e vulave të skadencës, 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar, sasi  aromatizuesi dhe esence si dhe etiketa për lëng pjeshke, limoni, pjepri dhe pije energjike.

Top Channel