Homazhet e dëshmorëve, në ceremoni vetëm të majtët

05/05/2017 00:00

Zyrtarë dhe deputetë të së majtës kanë marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për dëshmorët këtë 5 maj.

“Sot për sot mua më duket se jemi përballë të njëjtës sfidë, veçse nuk kemi përballë pushtues, nuk kemi përballë as Italinë fashiste, as Gjermaninë naziste të atyre kohërave, por kemi një sfidë shumë të madhe për t’u ndarë nga tranzicioni, nga e kaluara e mykur dhe për të ndërtuar dhe hedhur themelet e një shteti të ri”, deklaroi nga Shkodra, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Rinia shqiptare ka qenë ajo në krye të saj dhe unë do të dëshiroja që sërish rinia shqiptare të jetë në krye ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë dhe të largimit nga tranzicioni njëherë e përgjithmonë”, tha në Elbasan, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Në këtë 5 maj është rasti më i mirë për të përkujtuar këtë përpjekje për të bërë shtet”, deklaroi deputeti socialist, Taulant Balla.

“Një homazh për të gjithë ata që u përjetësuan në altarin e lirisë së atdheut duke na lënë porosinë  dhe detyrën për të qenë më të bashkuar për të respektuar gjakun e tyre të derdhur dhe për të çuar përpara idealin me të cilën ata dhanë jetën”, deklaroi në ceremoninë e Kukësit, prefekti i Qarkut, Liman Morina.

Në ceremonitë e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë ka marrë pjesë zv.kryeministri Niko Peleshi me deputetë të zonës, ndërsa në Durrës ceremonia është zhvilluar në Mauzoleumin e Dëshmorëve.

Top Channel