Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit të Dëshmorëve të Kombit, homazhe dhe aktivitete përkujtimore u organizuan edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në ceremoninë e organizuar nga bashkia në Mauzoleumin e Dëshmorëve morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të Durrësit.

Edhe këtë vit, në ceremoni munguan përfaqësuesit e opozitës.
Nderimi, çdo 5 maj, i të rënëve përgjatë të gjithë historisë sonë është kthyer në një traditë që mbahet gjallë dhe nga nxënësit e shkollave.

Top Channel