Homazhet në nderim të 5 Majit janë zhvilluar si çdo vit në Korçë në Varrezat e Dëshmorëve. Në ceremoninë përkujtimore në nderim të martirëve të rënë në luftë kanë marrë pjesë zv.kryeministri Niko Peleshi, deputetë të zonës , përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal dhe familjarë të dëshmorëve të rënë.

Paraditen e së premtes para Monumentit të Partizanit janë vendosur kurora dhe buqeta me lule në shenjë përkujtimi për dëshmorët e rënë.

Ceremonia ka nisur me interpretimin muzikës së rastit nga banda frymore e qytetit.

Më tej ata kanë vizituar edhe muzeun e kësaj varreze, ku ndodhen 950 dëshmorë të rrethit të Korçës.

Top Channel