31 kg hashash në makinë, arrestohet shqiptari dhe rumuni
05/05/2017 00:00
Një sasi prej 31 kilogramë kanabis iu gjet në automjetin me targa rumune të një 43-vjecari rumun dhe 41-vjeçari shqiptar, njofton policia e Janinës.
Sipas autoriteteve greke, arrestimi i dy të dyshuarve u krye në vendin e quajtur Negradhes, një fshat në aksin Konicë – Janinë.
Mësohet se droga ishte fshehur në bagazhim e makinë me targa rumune të dy trafikantëve.
Automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan, ndërsa për dy trafikantët u vendos masa e sigurisë burg deri në përfundim të hetimeve.
Top Channel