Vlorë, gjendet i pajetë kamarieri

04/05/2017 08:35

Policia e Vlorës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” të qytetit bregdetar, është gjetur i pajetë brenda një lokali një shtetas rreth 50 vjeç.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.Xh., kamarier i lokalit ku është gjetur.

Nga veprimet hetimore, bazuar në kqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel