Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket Një grua në Florida pandehu se do të merrte shuma të majme si dëmshpërblim, për shkak se ajo pandehte se përmes një mashtrimi të padiste vendin e saj të punës si e dëmtuar fizikisht.
Gruaja, e identifikuar si Sheyla White, ka kërkua dëmshpërblim pasi pretendonte se një copë e tavanit i kishte rënë mbi kokë duke e dëmtuar.
Deri këtu plani i saj duket se mund të funksiononte, por ajo ka harruar një fakt të rëndësishëm kameran e sigurisë.
Pasi janë marrë në shqyrtim pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, u pa diçka krejt tjetër. Copa e tavanit kishte rënë, por jo mbi kokën e saj, mbi tavolinë. Por kjo nuk është gjithçka, për të kërkuar dëmshpërblim ajo ka marrë copën e rënë dhe me të ka goditur kokën e saj.
Pas verifikimit të pamjeve të sigurisë, padia e saj jo vetëm që ka rënë, por ndaj saj është ngritur padija për mashtrim.
Top Channel