Pogradec, liqeni i ndotur në prag të sezonit

02/05/2017 00:00

Bregu i liqenit të Ohrit nga qyteti i Pogradecit deri në Tushemisht është i ndotur. Stina e dimrit e ka mbushur bregun me papastërti.

Edhe pse sezoni turistik nuk ka nisur ende, ngrohja e motit ka shtuar vizitorët në Pogradec.

“La papastërti nga pakujdesia. Nuk kujdeset njeri, i hedhin mbeturinat sipas qejfit”, shprehet një qytetar.

“Është shumë vend i bukur, por duhet të jetë më i pastër”, një vizitore nga Kosova.

Bashkia e Pogradecit po punon që situata të ndryshojë deri në fillim të sezonit dhe e ka nisur punën për mbushjen e gropave me rërë që i ka gërryer uji pranë brigjeve të liqenit.
 

Top Channel