Greqi, kapet shqiptari, po kalonte 13 klandestinë afganë

02/05/2017 00:00

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në afërsi të Kozanit, vetëm pak kilometra larg Kapshpticës.

Sipas policisë greke, 46-vjeçari u arrestua pasi në kamionin që ai drejtonte u gjetën të fshehur 13 klandestinë nga Afganistani.

Policia thotë se 46-vjeçari bënte pjesë në një organizatë të trafikimit të emigrantëve nga Greqia në drejtim të vendeve të Europës perëndimore.

Të pyetur nga agjentët, klandestinët thanë se anëtarët e organziatës iu kishin premtuar se do t’i dërgonin në vendet e Perëndimit nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi e në vazhdim në Kroaci, për të arritur në destinacionin e tyre final, Gjermaninë.

Për këtë ata kishin paguar nga 3mijë deri në 5.000 euro një shtetas iraken dhe dy shqiptarë, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Kamioni me të cilin po bëhej transporti i klandestinëve u sekuestrua, ndërsa gjykata do të vendosë për masën e sigurisë për kamionistin paraditen e së mërkurës.

Top Channel