Ftesa e Nishanit për dialog, përgjigje pozitive edhe nga opozita

02/05/2017 00:00

Pas Kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për dialog dhe madje e cilësojë të vonuar reagimin e Presidentit Nishani, edhe PD dhe aleatët e saj kanë dhënë një përgjigje pozitive.

“Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirëpresin ftesën institucionale të Presidentit Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës së rënde politike që ka mbërthyer Shqipërinë.
 
Ndonëse shkaktari i kësaj krize, Edi Rama, me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për t’u bashkuar përmes zgjidhjes së ofruar, në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë asgjësimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit përmes zgjidhjes së ofruar.
 
Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Nishani”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Partia Demokratike.

Top Channel