Kei dhe Vivi nuk janë më pjesë e “Big Brother”. Çifti hyri me mendimin që dashuria mes tyre do të triumfonte, por publiku votoi që ato të dalin nga shtëpia.

“Çifti që do të largohet sonte është…çifti Kei-Vivi”, njoftoi Arbana pas mbërritjes së zarfit.

“Unë dhe Vivi nuk patëm shumë aktivitet brenda”, tha Kei e pyetur se përse mendonin se kishin dalë nga shtëpia.

Ndërsa Vivi pranoi se po të kishte qenë më aktive dhe më pranë Keit, ndoshta mund të mos kishin dalë ende.

Para daljes, Vivi ishte e paqartë nëse lidhja e tyre do të vijonte.

“Të paktën të ruajmë kontaktet bashkë”, u shpreh te dhoma e rrëfimit Vivi.

Ndërsa Kei shprehu për herë të parë presionin që ka ndierë nga shoqëria ndaj prirjes së saj seksuale.

“Që në 8-vjeçare e më pas në gjimnaz, sigurisht edhe në universitet, kam ndierë një trysni që nuk e shpjegoj dot”, tha Kei.

Surpriza e rezervuar për të gjatë mbrëmjes ishtë videomesazhi nga tezja e saj. Ndërsa për Vivin, motra i solli mesazhet e saj nëpërmjet një letre.

Në televotim këtë javë do të shkojnë Armela dhe Damiano, Xheni dhe Bernardi, Katerina dhe Lupçe, por edhe Fiorentina me Olsin.

Banorët nuk ishin prindër të kujdesshëm, si përgjigje ndaj provës së javës, ndaj ata nuk janë fitues.

Gjatë mbrëmjes, Musa rrëfeu historinë e sfidave, që ai me nënë e tij kanë kaluar, gjë që bëri të preken të gjithë banorët.

“Së bashku me mamin kemi ngelur në rrugë, por ajo më ka mësuar që çdo gjë në jetë ta marr me buzëqeshje”, rrëfeu Musa.

Nëna e tij e vizitoi më pas nga afër shtëpinë e “Big Brother”.

Armelën e njohëm më shumë nëpërmjet të atit të saj. Marrëdhënia e saj me të ka qenë në distancë, duke krijuar një mungesë.

“Armela duhet të bëjë shkollën. I them që e dua shumë”, ishte porosia e të atit.

Bernardi dhe Xheni mbeten çifti që kanë më tepër zënka. Por nga menaxhimi jo i mirë i shtëpisë, “Big Brother” vendosi që gjatë kësaj jave, Bernardi të hajë vetëm ushqimet që vendos Xheni, ndërsa Xheni duhet të bëjë çdo detyrë që i ngarkohet Bernardit nga çifti lider i kësaj jave: të cilët janë Dona dhe Musa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA