Kukësi mund Laçin, arrin Partizanin në krye të renditjes

29/04/2017 00:00

Kukësi nuk gabon në ndeshjen e tij ndaj Laçit dhe i bashkangjitet Partizanit në krye të renditjes.

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka fitoi me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 65 pikëve, po aq sa edhe të kuqtë.

Skuadra verilindore priti 43 minuta për të gjetur avantazhin në këtë ndeshje dhe ai që shënoi ishte goleadori Pero Pejiç.

Skuadra laçjane u kundërpërgjigj në fillimin e pjesës së dytë me Januzin, që përfitoi edhe nga një gabim i mbrojtjes së Kukësit.

Por ekuilibri në rezultat nuk zgjati shumë, pasi Kukësi 7 minuta më vonë u rikthye në avantazh, sërish me anë të Pejiç, i cili arriti në kuotën e 20 golave sezonalë.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia u befasua në “Loro Borici” nga Korabi i rënë nga kategoria, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën me dibranët.

Gurishta shënoi për Vllazninë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Korabi u barazoi rezultatin me Prençin në minutën e ‘49.

Top Channel