Sebastian Vettel është shumë i motivuar dhe karikuar, përpara garës së Sochit, në Rusi, ku vjen si kryesues pas fitoreve në garat e Bahrain dhe Australisë.
“Deri tani jemi shumë të kënaqur, por nuk kemi arritur asnjë prej obiektivave tona, ndaj duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, shprehet piloti gjerman i Ferrarit.
Vettel vlerëson shumë edhe rivalitetin me pilotët e Mercedes, të cilët sipas tij, janë shumë të fortë, jo vetmë në kualifikuese, por edhe në gara.
Piloti gjerman është i vetëdijshëm edhe për faktin se makina SF70-H, është shumë konkuruese.
“Mund të them se që në testet e para kemi parë një makinë optimale, më pak gjëra për të cilat mund të ankohesh, por duhet të vazhdojmë t’a zhvillojmë mirë edhe gjatë sezonit. tre garat e para kanë qenë pozitive, por ka akoma shumë rrugë për të bërë dhe shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe e dimë se si”, thotë Vettel.
Pas tre garave të para të këtij sezoni të Formula 1, piloti gjerman i Ferrarit kryeson renditjen për pilotë, me 68 pikë, duke fituar dy gara dhe renditur i dyti në tjetrën. Vettel shikohet si piloti që do të rikthejë Ferrarin te fitoret.
Gara e radhës e Formula 1, do të zhvillohet të dielen në orën 14:00, në Sochi të Rusisë dhe do të transmetohet nga Top Channel.
Top Channel