Shqiptarët probleme me Demokracinë Vendore

28/04/2017 00:00

Qytetarët shqiptarë kanë probleme me Demokracinë Vendore dhe kërkesën e llogarisë ndaj autoriteteve për vendimet që prekin jetën e tyre.

“Lëviz Albania” në projektin e saj 4 vjeçar për nxitjen e pjesëmarrjes, dhe përfshirjes se qytetareve në vendimmarrjen lokale, vëren se shqiptaret nuk kanë ndërgjegje te larte qytetare dhe ende nuk krijohet aksion i provokuar nga vetë ata.

Në disa qytete së fundmi janë krijuar grupe komunitare për të përfshirë edhe më shumë njerëzit e thjeshtë në vendimmarrje.

“Është bërë për të parë si ofrohen shërbimet dhe për t’u larguar pak nga mentaliteti, që “vendimi u mor dhe s’kemi çfarë të bëjmë”, shprehet Valbona Kuko, Drejtore Ekzekutive e “Lëviz Albania”.

Një ndihmë të madhe në këtë fushatë, po jep qeveria zvicerane, ambasadori i se cilës, bën thirrje për më shumë dialog, më shumë negociata e më shumë kompromise edhe pse nuk i referohet krizës politike në Shqipëri.

“Një demokraci lokale efektive dhe funksionale është bazuar në dialog në përballje, negociata në një atmosferë konstruktive. Ndonjëherë edhe në kompromise. Duhet të ketë kontakte të drejtpërdrejta dhe jo akuza dhe bojkot”, thotë ambasadori zviceran, Christopher Grag.

Angazhimi i qytetareve vetëm në përkrahjen e organizatave politike ka sjellë edhe nivelin e ulët të llogaridhënies për çështjet e interesit publik.

“Mungesa e aktivizimit qytetar, shohim një aktivizim të theksuar politik. Ka shume pak përgjigje për çështje me interes publik. Ky është një projekt që zhvesh elitizmin e organizatave dhe e sjell atë afër njerëzve dhe problemeve”,thekson Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i “Shoqëria e hapur për Shqipërinë.

Top Channel