Kryesia e PS mbështet kandidaturën e Metës për President

27/04/2017 00:00

Kryesia e Partisë Socialiste ka dalë me një vendim unanim; të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për President të Republikës.

Vendimi është marrë pas më shumë se një orë mbledhjeje dhe në fund ishte deputeti Taulant Balla ishte ai që e komunikoi atë për mediat.

“Nesër mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste për votimin e emrit të Presidentit. Sot u ezaurua raundi i tretë dhe nesër kemi raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kryesia e Partisë Socialiste mbështet unanimisht kandidaturën e Ilir Metës për President”, deklaroi Balla.

Në Kryesinë e Partisë Socialiste për mbështetje si kandidatura për President kishte mbërritur nga LSI edhe emri i Petrit Vasilit.

Ilir Metës i duhej vetëm firma e një deputeti për të plotësuar numrin 20-të, aq sa i duhen për të zyrtarizuar kandidaturën. Më herët, deputetët e LSI-së mblodhën 19 firma në mbështetje të emrit të kreut të Kuvendit.

Top Channel