Rama takon Metën, biseda për presidentin pas dështimit të negociatave

26/04/2017 00:00

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e kanë nisur së bashku ditën politike.

Pak minuta pas orës 9:00 në selinë e Kryesisë së Kuvendit mbërriti kryeministri Rama, i cili ka biseduar për 60 minuta me aleatin e tij në mazhorancë, Ilir Meta.

Në takim mësohet se kanë qenë edhe përfaqësues të dy forcave politike kryesore të koalicionit. Mësohet se biseda ka qenë në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit. Ky takim vjen pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuar nga eurodeputetët McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Top Channel