Rama: Çdo dialog pa vettingun nuk ka kuptim

26/04/2017 00:00

Nga tubimi i radhës me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për një dialog pa kushte me opozitën nëse kjo e fundit voton vettingun.

“Ne diskutojmë çdo gjë, por pa vettingun nuk ka asnjë sens asnjë lloj diskutimi. PD duhet të heqë dorë nga mbrojtja e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”, ka deklaruar Rama.

Duke komentuar protestën e demokratëve, Rama është shprehur se, “Tirana e ka provuar Lulin, ndërsa Shqipëria nuk ka ndërmend ta provojë”.

“Shqipëria e ka provuar PD-në për 25 vjet. Nëse PD është kjo, atëherë s’ka nevojë ta provojë më”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar më tej se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë më tepër sesa zgjedhje politike. “Me rëndësi është fakti që zgjedhjet janë të popullit, jo të partive”, ka thënë Rama.

Top Channel