Edhe pse negociatat e së martës dështuan dhe nuk arritën të afronin palët në kompromise, ambasadorët e vendeve të BE-së duket se nuk janë dorëzuar.

Mesditën e kësaj të mërkure, ata janë mbledhur në një takim në selinë e delegacionit të BE-së në Tiranë, takim i cili ka zgjatur rreth 90 minuta.

Në përfundim të tij, ambasadorët nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me atë se çfarë është diskutuar, e më shumë nëse negociatat do të vijojnë.

I vetmi që ka komentuar situatën ka qenë ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo: “Edhe ne si ju e njohim situatën. Është një problem shqiptar”.

Në godinen e ABA Center u shfaq edhe Lulzim Basha, por jo për t’u takuar me ambasadorët. “Po iki të ha byrek me supë me bashkëshorten time”, tha Basha.

Top Channel