McAllister: Koha për të kapërcyer bllokimin politik

26/04/2017 00:00

Zv/presidenti i PPE-së, David McAllister reagoi pas vizitës në Shqipëri, duke theksuar se “bllokada politike duhet kaluar”.

“Që prej disa javësh, Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë politike, e cila rëndon zgjedhjet e planifikuara në qershor. U takova mbrëmë me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës. Në një raport të përgjithshëm: ka përparime shpresëdhënëse. Por, pyetja themelore lidhur me afatin e zgjedhjeve dhe zgjidhjen teknike për nga ana e qeverisë nuk ka konsens. Ajo çka vlen tani është se bllokada politike duhet kaluar”, shkruan në Facebook David McAllister.

Top Channel