Rama-Basha, thirrje qytetarëve: Dilni votoni!

25/04/2017 00:00

Në forma të ndryshme, por me një thelb të njëjtë, Edi Rama dhe Lulzim Basha u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar që të paraqiten dhe ta kryejnë atë sa më parë.

Kryeministri Rama iu drejtua gjithë krahinave të Shqipërisë përmes postimeve të njëpasnjëshme nëpër rrjetet sociale, ku fton qytetarët që të votojnë.

Po përmes rrjeteve sociale, Lulzim Basha publikoi një video-mesazh, ku ashtu si Kryeministri Rama fton qytetarët që të votojnë.

Si kryesocialisti, ashtu edhe kreu i demokratëve kanë respektuar heshtjen zgjedhore dhe kanë qenë mëse korrektë në apelin e tyre.

Ndërkohë, kryesuesi i listës së PD-së në Elbasan, Edmon Spaho u bëri thirrje banorëve të këtij qarku që të dalin të ushtrojnë të drejtën e votës.

Top Channel