Sot është ditë vendimtare për çadrën e opozitës dhe krizën politike krijuar në vend 67 ditë pas nisjes së së protestës. Negociatori David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvilluan takime me Ramën, Metën dhe Bashën.

Anjëra palë nuk komentoi se çfarë u arrit në këto bisedime, por pakti që po negociojnë gjatë këtyre orëve dy eurodeputetët, përfaqësues të lartë të dy grupimeve më të mëdha të Parlamentit Europian t’i japë zgjidhje krizës, e cila duket e pakalueshme për shkak të qëndrimeve të palëkundura të palëve.

Në pritje të vizitës së eurodeputetëve, diplomatët në Tiranë zhvilluan takime me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca. Ambasadori Donald Lu bisedoi dje për disa orë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit, ndërsa sot ai është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Top Channel