PS: PD po nxjerr Shqipërinë nga rruga e integrimit

22/04/2017 00:00

Partia Socialiste ka deklaruar këtë të shtunë se, protestqa e opozitës rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga e integrimit drejt BE-së.

“Kërcënimet për bllokim të rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme. Çadra e Bashës ka vonuar mjaft edhe zbatimin e reformës në drejtësi”, ka deklaruar PS.

Duke theksuar se, nuk do të lejojë që PD të marrë peng të ardhmen e shqiptarëve, Partia Socialiste ka theksuar se, më 18 qershor qytetarët do të jenë të lirë të shprehin vullnetin e tyre.

Top Channel