Fiorentina mposht Interin në një ndeshje të “çmendur”
22/04/2017 00:00
Edhe pse arritën të shënojnë 4 gola ndaj Fiorentinës, lojtarët e Interit dolën kokëulur nga “Artemio Franchi”, pasi u mposhtën me rezultatin 5-4.
Zikaltrit e mbyllën në favorin e tyre pjesën e parë, pasi me Perisic dhe kapitenin Icardi arritën të përmbysnin golin e parë të shënuar nga Vecino.
Por pjesa e dytë i takoi deri në minutat e fundit Fioreninës, pasi vendasit arritën të shënojnë 4 herë, me Astorin, sërish Vecino dhe dy gola nga Babacar. Në minutën e 88 ndeshje ishte 5-2, por Icardi shënoi dy gola të shpejtë dhe e ngushtoi diferencën në 5-4, por nuk kishte më minuta për të shpresuar në një gol barazimi.
Top Channel