
Klubet e Premier League-s kanë shënuar një rritje te të ardhurat e tyre, por pavarësisht kësaj bilanci i tyre financiar vazhdon të rezultojë me humbje.
Sipas asaj që publikohet nga Deloitte, niveli i të ardhurave të arkëtuara nga 20 skuadrat e këtij kampionati për sezonin 2015/2016 u rritën në 3.6 mld Paund, ndërkohë që niveli i humbjeve para tatimit kapi shifrën e 110 milionë Paundëve.
Gjithnjë sipas Deloittë, kjo humbje e klubeve angleze ka ardhur kryesisht nga zëri i shpenzimeve dhe kostove operative.
Dy klubet e Manchester-it, United dhe City janë ato që kanë shënuar një rritje më të madhe të të ardhura, rritje e cila ishte me 160 milionë paund shifër që zë 50% të të ardhurave totale të gjithë Premier Leagues. Sipas Deloitte, Manchester United siguroi një rritje të të ardhurave me 30% për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve dhe nënshkrimit të kontratave të sponsorizimit, shifër që kap vlerën e 515 milionë Paundëve.
Për sa u përket shpenzimeve, ajo për pagat e futbollistëve arrin në 2.3 miliardë Paund, kostot operative janë 900 milionë Paund, ndërsa zëri i kostove të tjera kapi shifrën e 200 milionë paundëve.
Top Channel