KQZ nuk shtyn afatin e regjistrimeve

20/04/2017 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e shtyu afatin e regjistrimit të partive dhe koalicioneve siç kërkonte PS e LSI. Kërkesa u diskutua por nuk u mor parasysh.

“KQZ nuk duhet të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë. Përtej datës 29 prill nuk ka më kohë për manovra të tilla politike”, deklaroi kryetari Denar Biba.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dwrguan kwrkeswn për të shtyrë me disa ditë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Dy partitë aleate që bashkëqeverisin nuk u regjistruan si koalicion zgjedhor mw datw 19 prill, në ditën e fundit kur duhet ta bënin këtë hap, sipas afateve të përcaktuara në Kodin Elektoral.

Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, të cilët kanë firmosur letrën drejtuar KQZ-së, thonë se e bazojnë kërkesën tek dhënia e një shansi më shumë “për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet parlamentare të datës 18 qershor”.

Por, Partia Demokratike e ka hedhur poshtë këtë ofertë. Edhe Edi Paloka i nisi një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i shkruan të kundërtën e argumenteve të aleatëve qeveritarë.

Një vendim pro shtyrjes, sipas Partisë Demokratike, “jo vetëm është antiligjor dhe do ta përvijonte KQZ-në si institucion thellësisht politik në duart e qeverisë, por do të paragjykonte çdolloj zgjidhjeje politike të krizës së thellë në vend”.

Top Channel