Asteroidi gjigant, pranë Tokës

20/04/2017 00:00

Një asteroid me përmasat e shkëmbit të Gjibraltarit kaloi pranë Tokës të mërkurën, në një distancë prej vetëm 1.8 milionë kilometra, por pa asnjë mundësi impakti, sipas NASA-s.

Një asteroid kaq i madh, me një diameter mbi 400 metra, nuk kalonte kaq pranë nesh që prej vitit 2004. Hera tjetër që kjo do të ndodhë do të jetë minimalisht pas 500 vjetësh.

Trupi qiellor, i pagëzuar si 2014 JO25, u filmua nga teleskopët e Slooh të Institutit të Astrofizikës në Ishujt Kanarie. Astronomët mësuan fillimisht për të ashtuquajturin “Shkëmbi” 3 vite më parë, në maj të vitit 2014, kur ai u vëzhgua nga Catalina Sky Survey në Arizona.

Asteroidi nuk do të shihet dot me sy të lirë, por kureshtarët mund ta shohin atë përmes teleskopëve të thjeshtë për një ose dy netë radhazi para se të zhduket.

Një prej karakteristikave më interesante të tij është sipërfaqja më reflektuese sesa ajo e hënës.

Top Channel