Parlamenti do të zhvillojë sot pasdite një seancë pa kandidatë për zgjedhjen e Presidentit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, përgjegjës për zgjedhjen e procedurave të Presidentit, nuk ka ende kandidat për President.

Komisioni vendosi të mblidhet sërish pasdite, pak përpara seancës, për të verifikuar nëse është dorëzuar apo jo mbështetja për ndonjë kandidaturë. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe më vonë e Parlamentit, pritet të jetë formale, sepse kandidatë nuk do të ketë.

Sipas Kushtetutës, votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Brenda 7 ditëve nga seanca  e sotme, Parlamenti duhet të vendosë datën e seancës së dytë për zgjedhjen e Presidentit.

Top Channel