Në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës u ekspozuan 32 punime, afreske dhe ikona të studiueses ruse Viktori Puzanova, të cilat janë riprodhime të veprave të artistëve më të njohur të periudhës bizantine.

Në 50-vjetorin e vdekjes së saj, Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, kanë organizuar një ceremoni përkujtimore. Puzanova vuri themelet e bizantologjisë shqiptare.

Arta Dollani, drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, shprehet: “Ekspozohen të gjithë veprat e saj origjinale, që ruhen në fondin e Muzeut të Artit Mesjetar. Janë punime të realizuara prej saj gjatë ekspeditave. Është themeluesja e sektorit të artit bizantin në Institutin e Kulturës Popullore”.

Ndërsa kuratori Maks Velo thotë: “Po të mos ishin studimet e saj, nuk do të ishte ky muze që kemi sot. Ky muze është bazuar mbi publikimet e Viktorisë dhe mbi jetën e Theofan Popës”.

Mes punimeve të saj gjenden të riprodhuara edhe një pjesë e veprave të emrave më të njohur të ikonografisë shqiptare, të pothuaj të gjitha kishave të vendit, disa prej të cilave sot nuk ekzistojnë më ose janë degraduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB