Parashikimi i motit, e premtja sjell temperatura të larta dhe reshje lokale në zonat malore
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, nëse do të venitej perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian, duket se ka reaguar Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç.
Sipas vlerësimeve të saj, gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore mes vendeve të Ballkanit. Gjithashtu, bashkëpunimi mes tyre duhet të jetë i barabartë, siç theksojnë mediet kosovare.
“Siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Europian, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane, e për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon, pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Koçijançiç.
Top Channel