Basha: Vetëm qeveri teknike. Ta harroni se tërhiqemi

19/04/2017 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha siguroi nga çadra e protestës në bulevard se nuk ka asnjë tërheqje nga qëndrimi i opozitës, edhe pas lëvizjeve të fundit të maxhorancës, për të shtyrë afatin e regjistrimit në KQZ, apo për të djegur raundin e parë të zgjedhjes së presidentit pa emër, në përpjekje të konsensusit me opozitën.

Në fjalimin e tij, Basha përsëriti kushtin për qeveri teknike.

“Data për koalicionin skadon për pak orë. Hesapet e koalicionit le t’i bëjnë vetë. Por zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike, që të luftojë krimin, të nxjerrë kriminelët nga zyra, që të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme, me numërim elektronik, me votim elektronik. Ndryshe e keni të kotë, mos mendoni se ne do të tërhiqemi”, tha Basha.

Top Channel