Edhe pse kanë qime, a kanë vërtetë ftohtë kafshët?! Ja se si qëndron e vërteta… Festimet e përvitshme të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë i jep mundësinë liderëve të shijojnë edhe momente të këndshme gjatë traditës pranverore. Por momenti më i diskutuar i këtij viti është diçka tjetër.
Pasi presidenti Trump mirëpriti njerëzit në Shtëpinë e Bardhë, ishte koha e këndimit të himnit kombëtar amerikane. Zonja e Parë Melania Trump dhe djali 11-vjeçar Barron vendosën dorën në zemër teksa Presidenti ende jo. Duket se Melania i ka dhënë një goditje të lehtë me krahun e majtë, për ti kujtuar Donald se duhet të bënte të njëjtin gjest.
Pamjet u bënë menjëherë virale në internet, duke u bërë dhe lajmi më i komentuar i ditës.
Por ka dhe nga ata që i dolën në mbrojtje Trump duke thënë se ky nuk duhet të ishte domosdoshmërisht lajmi i ditës. Trump aktualisht është majft i kritikuar për mungesën e respektit ndaj Zonjës së Parë, dhe kjo nuk ishte hera e parë që u vu re.
Top Channel