“Play-off”-et e NBA, fitore për Cleveland dhe San Antonio

18/04/2017 00:00

Cleveland dhe San Antonio krijojnë një shkëputje ndaj Indianës dhe Memphis në ndeshjet e tyre respektive të playoffit në NBA. Skuadra kampionë në fuqi, iu imponua skuadrës së Pacers në Quicken Loans Arena teksa e mposhti 111-117 duke përfituat edhe nga fakti që trinomi James-Irving-Love ishin në një ditë shumë të mirë.

Irving shënoi 37 pikë, Kevin Love 27 pikë e 11 topa në tabelë ndërsa Mbreti James e mbylli sfidën me 25 pikë e 10 topa në tabelë duke i dhuruar këtë fitore skuadrës së Cleveland që gjatë ndeshjes pati edhe momentet e saj të vështira.

Pasi krijoi një avantazh prej 18 pikësh, skuadra nga Ohio, në periodën e tretë pa një reagim të fortë të Indianës e cila arriti ta ngushtojë diferencën deri në 5 pikë. por në momentin më të mirë të saj, Indiana u ndal nga Cavaliers që arriti ta arkivojë edhe këtë sukses. Seria e përballjeve të këtij raundi të playoffit do të transferohet në Indianapolis ku në mbrëmbjen e së enjtes do të luhet ndeshja e tretë.

Më e lehtë ishte fitorja për San Antonion ndaj Memphis. Në AT&T Center, skuadra teksane e mbylli ndeshjen me Grizzlies me rezultatin 96-82 në një ndeshje ku u pa një Leonard i papërmbajtshëm. Basketbollisti më i mirë i Spurs në këtë sezon e mbylli sfidën me 37 pikë në vetëm 14 tentativa ku spikat saktësia e tij në vijën e gjuajtjeve të lira.

Mjaft mirë u paraqit edhe Tony Parker që shënoi 15 pikë. Ndërsa për Grizzlies, shënuesi më i mirë ishte Mike Conley me 24 pikë, ndërkohë që spikati edhe Zach Randolph me 18 pikë e 10 topa në tabelë. Ndeshja e tretë do të luhet në FedEx Forum të Memphis me San Antonion që shkon me avantazhin 2-0 në serinë e këtyre përballjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB